Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Lezhës.

 

Gëzim Gjini ishte në kërkim nga autoritetet italiane që kishin vendosur ndaj tij arrest në burg për vrasje.

 

I riu akuzohet se  është organizatori i vrasjes së  kunatit, bashkëshortit të motrës, ngjarje e ndodhur në Itali më 13 dhjetor të vitit të kaluar.

 

Për ta kryer krimin, ai ka bashkëpunuar me 2 persona të tjerë.

 

30-vjeçari u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku u arrestua.

 

Pritet që Gezim Gjini të ekstradohet drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *