E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrau gruan shtatzënë, Demokrat Medinaj gjendet i vdekur

Demokrat Medinaj, i cili qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij mbrëmjen e së mërkurës në Fier, është gjetur pa shenja jete në fushën e mbeturinave, pak metra larg nga banesa e tij.

29-vjeçari goditi 31 herë me thikë gruan e tij, Irvana Hyka, e cila ishte shtatzënë në javën e 6-të. Vrasja makabre ndodhi në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur. E reja ndërroi jetë menjëherë për shkak të plagëve të shumta.

Nga kqyrja paraprake e kufomës, policia njofton se nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i viktimës i është nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore më të specializuar.

Çifti ishte i martuar prej vitesh dhe jetonin në lagjen “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit.

Reklamë

 

 

 

Më shumë video

Reklamë