E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau gruan para Gjykatës së Elbasanit, Apeli konfirmon burg përjetë për Koço Buzon

Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin me burg përjetë për ish-policin, Koço Buzo. Ky i fundit ekzekutoi me breshëri plumbash bashkëshorten, Luljana Buzo. Ngjarja e rëndë u regjistrua në maj të vitit 2021, para Gjykatës së Elbasanit.

 

Çifti prej kohësh kishin konflike dhe autori shfaqej i dhunshëm, ndaj viktima kërkonte divorcin. Por, ky vendim nuk u pranua nga autori, i cili e vrau me breshëri plumbash, të cilët plagosën edhe avokatin e të ndjerës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë