Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Ndue Zefin, vrasësin e fqinjit në Durrës në zonën e ish-kënetës.

 

Zefi u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës pas disa ditësh në arrati.

 

Mbrëmjen e 24 shkurtit, Zefi pasi po pinte në një lokal të lagjes me shtetasin Martin Ndrecaj u konflikutua fillimisht fizikisht me këtë të fundit dhe më pas I bëri pritë në momenti që ky I fundit po shkonte drejt shtëpisë.

 

Ndue Zefi qëlloi pesë plumba mbi Ndrecajn nga të cilët e preku vetëm një dhe që rezultoi fatal për jetën.

 

Në polici, autori ka pranuar autorësinë e krimit, dhe ka treguar edhe vendndodhjen e armës me të cilën qëlloi fqinjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *