E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau dy vëllezërit vlonjatë 23 vite më parë, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar 46-vjeçar, Selimaj Gerti ka rënë në prangat e policisë italianë, brenda një apartamenti në Martina Franca.

Gerti akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve, Beqir dhe Elmaz Hasho, ngjarje e ndodhur në periferi të Vlorës në vitin 1998.

I arrestuari u përball me dy vëllezërit për sulmin ndaj një të afërmi të tij dhe, pas një sherri, i qëlloi për vdekje, shkruajnë mediat italiane.

46-vjeçari shqiptar u arrestua gjithashtu në komunën e Martina Franca në 2015 për vrasje në tentative. Ai goditi me thikë një nga bashkatdhetarët e tij, duke e plagosur rëndë në bark.

Reklamë

Selimaj ndodhet në paraburgim dhe është në pritje të procedurave për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin për vrasjen e dyfishtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë