Kronikë
Vrau dy djemtë e tij/ Shqiptari që tronditi Gjermaninë ishte denoncuar nga fëmijët muaj më parë

44-vjeçari shqiptar nga Kosova që tronditi Gjermaninë duke vrarë me armë zjarri dy fëmijët e tij, e më pas veten, ishte denoncuar nga djemtë e tij në mars të këtij viti. Fëmijët e mitur, 11 dhe 13 vjeç, kishin raportuar në polici një konflikt mes prindërve.
Reklamë
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 22:53 në Kleiner Glinder Berg. Nga e gjithë familja, e mbijetuara e vetme është gruaja, e cila ndodhet e plagosur në spital.
Në lidhje me rastin e fjalë, reagoi edhe Zyra e Mirëqenies së Rinisë, e cila deklaroi se “nuk kishte asnjë dëshmi që prindërit vuanin nga probleme psikologjike.”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




