Subscribe

17-vjeçari Florian Përvathi i cili të hënën vrau bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj do të dalë këtë të enjte në gjykatë për tu njohur me masen e sigurisë.

 

Ndaj adoleshentit janë ngritur tre akuza “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive” parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 te K.Penal.

 

Përvathi e qelloi 62 vjecarin Lek Lekgjonaj ne oborrin e shtepise se ketij te fundit ne fshatin Manati te Lezhes dhe me pas u vetedorezua ne polici.

 

Adoleshenti tha para uniformave blu se krimin e kishte kryer per gjakmarrje per vrasjen e babait te tij ne vitin 2009 nga vellai i Lek Lekgjonajt.

 

Gjatë kontrollit në banese atij ju gjet dhe nja armë gjahu, ndërsa prokuria i ka kërkuar gjykatës masen e sigurisë “arrest në burg”

Leave a Reply

Your email address will not be published.