E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau babë e bir në banesën e tyre, autori arrestohet në Itali

Kapet në Itali, autori i dyshuar i vrasjes, kryer në bashkëpunim, të dy shtetasve babë e bir, ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.

Etjen Cani 28 vjec banues në Elbasan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në 15 gusht 2012 në lagjen “Clirimi” në këtë qytet.

Për këtë ngjarje ku humben jetën Gentjan Beqiri dhe babai I tij Nezir Beqiri,  gjykata kishte dhënë masën arrest me burg ndaj shtetasit Etjen Cani me vendim të datës 12 maj të këtij viti.

Vrasja ne mengjesin e 15 gushtit u be ne banesen e Gentjan Beqirit ne kohen kur ai po flinte gjume ne banesen e tij ( ishte i paralizuar dhe ne arrest shtepie per nje tjeter veper penale).

Reklamë

Nderkohe babai i tij, Nezir Beqiri u dhunua barbarisht dhe gjeti vdekjen brenda ne banese. Per kete ngjarje, akuza dhe gjykata kane vertetuar se Etjen Cani, qe kishte miqesi me viktimen ishte edhe autori i vrasjes se tij, pas nje konflikti qe mesa duket ne qender ka pasur nje femer.

Arrestimi I Etjen Canit u bë në vazhdën e operacionit “Krasta”,  ku më 14 qershor u arrestuan dhe u ndaluan 10 persona, si dhe u shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, ndër ta edhe Etjen Cani i kapur sot në Itali.

Vazhdo të lexosh

Reklamë