Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat Marjan Kodhelin, i cili akuzohet se ka vrarë me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli. Gjatë seancës prokurorja Matilda Fetahu tregoi se dëshmitë e familjarëve që faktojnë krimin e rëndë të ndodhur brenda familjes.
Ditën e ngjarjes, sipas saj, autori ishte brenda në shtëpi dhe pas drekës i ati i kishte kërkuar të ishte më i kujdesshëm në pritjen e njerëzve dhe në sjelljen ndaj tyre.
Djali pretendon se është sulmuar nga babai i tij dhe më pas ai e kishte qëlluar me thikë.
Edhe e ëma e tij ka dëshmuar se “Marjani gjatë asaj dite ishte i mërzitur. Ajo vetë e kishte parë djalin duke goditur të atin, madje edhe me një shufër hekuri.
Por para se të jepej vendimi për masën e sigurisë, Marjan Kodheli është shprehur në sallën e gjyqit se nuk është dakort që është person i rrezikshëm.
“Mua po më sulmonin, nuk e di kush më ka sulmuar. Mund të ketë qenë dikush tjeter që e ka sulmuar. Më vjen shumë keq që jam këtu për nje situatë të tillë. Mbase bëjmë nje seancë tjetër kur të jem më i qetë. Unë nuk jam njeri agresiv, jam marë me punë të ndershme në ndërtim”, deklaroi Kodheli.
Avokatja e tij kërkoi “rehabilitim në një spital psikiatrie”, pasi i riu sipas saaj ka problem të shëndetit mendor
Gjyqtari Xhevdet Lika e vlerësoi të ligjshëm arrestimin duke e lënë Marian Kodhelin në burg deri në përfundim të hetimeve.
Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në fshatin Shkallnur të Durrësit, pas një grindje në banesën e familjes Kodheli./vizionplus.tv





