Autoritetet franceze kanë zbuluar detaje të reja nga sulmi i së enjtes në komisariatin e policisë në Paris, që la të vdekur 4 efektivë policie ndersa u vra edhe agresori.

Autori i sulmit është identifikuar si Mikael HARPON, 45 vjeç, i cili kishte rreth 20 vjet i punësuar në komisariatin e policisë. Ai ishte pjesë e Departamentit të Inteligjencës, dhe sipas medieve kishte probleme me dëgjimin, por kjo nuk e kishte penguar të vijonte punën.

 

45-vjeçari ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Bashkëshortja e tij ka thënë për policinë se ditët e fundit, bashkëshorti i saj kishte pasur stres dhe se kishte nisur të dëgjonte zëra në kokën e tij, por kjo është vetëm njëra pistë e hetimit.

 

Zyrtarët francezë gjithashtu kanë zbuluar se autori i sulmit, kishte marrë leksione të besimit islam prej 18 muajsh nga grupet ekstremiste. Një gjë e tillë ishte vënë re prej kohësh pasi nuk po i përshëndeste më si më parë koleget e tij të punës.

 

Por autoritetet ende nuk e kanë zbuluar motivin e vërtetë se çfarë Mikael Harpon të sulmonte kolegët me thikë. 4 prej tyre mbetën të vdekur në vend, ndërsa 1 ndodhet në spital. Harpon u qëllua me armë për vdekje nga forcat e sigurisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *