E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrau 32-vjeçarin pas sherrit për kanalin vaditës, lihet në burg autori i dyshuar

Viktima Besmir Kumria

Gjykata e Fierit ka lënë në burg këtë të premte autorin e dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria në Divjakë, tre ditë më parë.

Autori i dyshuar Xhesion Toromeni, u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Ai shkoi në lokalin ku ndodhej viktima me makinën e tij, dhe pasi u fut brenda, menjëherë i është drejtuar tavolinës ku ishte ulur 32-vjeçari Besmir Kumria duke e goditur disa here me thikë e duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit.

Reklamë

25-vjeçari akuzohet për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë shkak i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i vazhdueshëm mes familjeve të tyre për një kanal vaditës në fshat.

Ndërkohë që Besmir Kumria prej disa kohësh punonte në Himarë, por kishte ardhur ne Divjakë për të përcjellë bashkëshorten e tij drejt Gjermanisë pasi kishte filluar punë si infermiere./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë