E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau 19-vjeçaren shqiptare në Malin e Zi/ Vetëdorëzohet në polici autori

Vetëdorëzohet në polici 28-vjeçari Ilir Doka, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje ish-të fejuarën e tij Shejla Bakija vetëm 19-vjeçe,dhe plagosi rëndë babain e saj Shaban Bakija.

Mësohet se autori u dorëzua në polici pas mesnate, i shoqëruar nga avokati Srđan Lješković. Krimi tronditës ndodhi në Karaburçko Polje të mërkurën. Policia kërkoi për Dokjan për disa ditë me radhe, dhe hetimet treguan se ai kaloi kufirin me Shqipërinë nga Tuzi menjëherë pas vrasjes.
Për shkak të vrasjes së Sheila Bakija, një numër i madh i qytetarëve u mblodhën dje para stacionit policor në Tuzi me ftesë të Qendrës për të

Drejtat e Grave, për të shprehur protestën e tyre sepse besojnë se agjencitë e zbatimit të ligjit nuk arritën të veprojnë në mënyrë parandaluese për vrasjen e Sheila Bakija dhe plagosjen e babait të saj Shaban.

Vazhdo të lexosh

Reklamë