E hënë, 23 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Kronikë

Ekzekutohet në Fier “Sel Çami”, i përfshirë në vrasjen e nipit të “Ben Qimes”, plagoset vëllai

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Fierit, ku ka mbetur i vrarë Selami Hasani, ndërsa është plagosur edhe vëllai i tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në oborrin e banesës së tyre, në lagjen “1 Maji”. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, në rrethana ende të paqarta, persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve. Selami Hasani ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij, J. H., është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i krimit. Policia ka konstatuar një automjet në flakë në fshatin Dermenas, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për kryerjen e atentatit.

Kush ishte Selami Hasani?

Reklamë

Selami Hasani, i njohur edhe me pseudonimet “Sel Çami” dhe “Seli i Matit”, mësohet se ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Ai njihet si autor i vrasjes së Julian Isufajt, nipi i Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”. Mes tyre raportohet se kishte pasur një konflikt të hershëm.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për personat e përfshirë në atentat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.