E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasje e drogë/ Emrat e 5 të dënuarve që duhet të justifikojnë pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit shkoi këtë të martë në Tiranë, Elbasan dhe Lezhë, ku iu kërkoi deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve per vepra te ndryshme penale.

 

Burimin e pasurisë duhet ta justifikojnë Angjelin Ndreka, Ndue Jaku, Ilia Pire, Arben Muça dhe Egli Duka.

 

Reklamë

Ndreka, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Jaku, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Pire, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Muça, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Duka,banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Ata duhet t’iu përgjgjen brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë