E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasje dhe plagosje në Tiranë, policia me njoftim zyrtar: Autorët janë identifikuar!

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për dy ngjarje që ndodhën brenda 10 minutash në kryeqytet, një plagosje dhe një vrasje.

31-vjeçari Egli Pashollari, i sulmuar me thikë pas një sherri në rrugën “Kongresi i Lushnjes” ka ndërruar jetë në spital.

Reklamë

Ndërkohë edhe plagosja që ka ndodhur në një zonë tjetër të Tiranës, në Rrugën e Kavajës, po hetohet, ndërsa i lënduari 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se ka arrestuar autorët e të dyjave ngjarjeve.

Reklamë

NJOFTIMI I POLICISË:

-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

-Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë