Subscribe

Policia e Durrësit ka marrë dëshmitë e 7 personave, të cilët mund të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të vrasjes së 38-vjeçarit, Fatjon Dervishi. Mes dëshmive, është edhe ajo e mikut të tij, që ndodhej në të njëjtin automjet me viktimën gjatë momentin të ngjarjes. Policia njofton se ka sekuestruar telefonat e viktimës dhe po i ekzaminon.

 

38-vjeçari rezulton nën hetim nga autoritetet hollandeze për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Në të njëjtën kohë, blutë e Durrësit kanë ushtruar kontrolle në banesa të personave me të cilët viktima ka pasur konflikte, për të gjetur prova që e çojnë drejt zbardhjes së ngjarjes. Gjithashtu, janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku është kryer atentati.

 

Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset që lidhen me zonën, me qëllim kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *