Policia ka zbardhur vrasjen e ndodhur gjatë mesditës në fshatin Mushan në Shkodër, ku u ekzekutua me breshëri plumbash 46-vjeçari Ridvan Hyseni ( Ramazani).

 

Policia nuk beri te ditur emrat e e personave te identifikuar si autore te dyshuar te vrasjes por beri te ditur se ata jane zbuluar pas mbledhjes së dëshmive dhe kqyrjes së kamerave të sigurisë në bizneset rreth zonës.

 

Megjithate Vizion Plus meson se ne vrasje dyshohet se kane marre pjese tre persona, nga te cilet  dy vellezer, konkretisht shtetasi Duel Mehmedaj dhe vellai I tij H.Muhamedaj.

 

Sipas uniformave blu, shkak për vrasjen u bë një konflikt i nisur gjatë orëve të paradites mes djalit të viktimës dhe dy autorëve, ku 46-vjeçari Ridvan Hyseni kishte ndërhyrë për të sqaruar situatën.

 

Ndërkohë kontrolle të shumta po ushtrohen në zonë nga Forcat RENEA dhe FNSH me qëllim kapjen e dy autorëve të dyshuar. Postblloqe të shutma janë ngritur dhe nga policia e Lezhës përgjatë akseve rrugore.

 

Ridvan Hyseni u gjet i pajetë gjatë mesditës në autmojetin e tij tip BMË. Atentatorët i kishin zënë pritë 46-vjeçarit pranë një pike karburanti dhe e qëlluan atë me breshëri kallashnikovi.

 

Në vendngjarje u gjetën 20 gëzhoja, pjesa më e madhe e të cilave kishin përfunduar në trupin e 46-vjeçarit.

 

Ridvan Hyseni apo siç njihej ndryshe Ridvan Ramazani ishte një person me precedent penal.

 

Ne vitin 2008 atij I eshte vrare edhe vellai Enver Ramazani (Hyseni).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *