E enjte, 24 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja në Shkodër/ Viktima i kishte ngacmuar vajzën autorit?

Dyshimet janë që 25-vjeçari Emiljano Ndou të jetë vrarë sepse i kishte ngacmuar seksualisht vajzën Mark Kodrës.

 

Të paktën kështu mësohet të jetë shprehur para grupit hetimor autori 47-vjeçar.

 

Reklamë

Ai ka rrëfyer se e ka qëlluar me armë kur e ka parë teksa kalonte pranë shtëpisë së tij.

 

“Më kaloi me motor para shtëpisë, mora armën kur e pash dhe e qëllova. Nuk e durova më, ma kishte sjellë në majë të hundës.”

 

Mendohet se fqinjët kanë debatuar edhe më parë për këtë çështje.

 

Autori Mark Kodra ka qëndruar në shtëpi pas vrasjes.

 

Ai u vu në pranga nga policia vetëm pak minuta pas ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë