Vrasja e kreut të njësisë administrativë Kotë në Selenicë duket se ka ardhur si pasojë e debateve për politiken.

Të paktën kjo është ajo që thonë banoret e fshatit Kotë, por edhe burime policore për Vizion Plus.

Sipas rrëfimeve të tyre dhe dëshmive në polici, Admir Delaj 43 vjec dhe administrator I njësisë Fatmir Hado kanë qënë duke pirë raki bashkë në lokal. Pasi kanë pirë disa gota, ata kanë nisur të debatojnë me njeri-tjetrin për cështje politike. Duket se  autori dhe viktima kanë pasur qëndrime tërësisht të kundërta politike me njeri-tjetrin dhe të ndikuar edhe nga alkooli që kishin konsumuar ata kanë nisur të shajnë njeri tjetrin me fjalor të rëndë derisa edhe duke përfshirë familjen, ndonëse ishin në një tavoline.

Këto të dhëna shkojnë pak a shumë në linjë të drejte edhe me fjalet e pakta të thena në polici pas vrasjes nga autori Admir Delaj I cili pohoi se nuk mbante mend shumë gjëra pasi ka qënë I pirë por ai u shpreh se viktima Fatmir Hado e kishte fyer rëndë nga familja.

Viktima Fatmir Hado 63 vjec përfaqësus I PD, mbante postin e kreut të njësisë administrative që nga viti 2015 pasi bashkia e Selenicës u fitua nga e djathta ndërsa mesa duket Admir Delaj ka qënë mbështetës I PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *