E martë, 15 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 05:00 Në vijim ora 05:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrasja në Laprakë, burg për bashkëpuntorin e 19 vjeçarit

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për të riun, Roland Muzhaqi.

 

Muzhaqi akuzohet pasi ndihmoi autorin e vrasjes së Laprakës, 19 vjeçarin Robert P. gjatë momentit të atentatit ndaj Erjon Bengës, ku si pasojë mbeti e vrarë 17 vjeçarja Briselda Gjikola.

 

Ronald Muzhaqi u arrestua nga policia në një banesë në kryeqytet dy ditë pas ngjarjes.

 

Autorët ishin fiksuar nga kamerat e sigurisë gajtë momenti të largimit pas kryerjes së krimit.

 

Sipas dëshmive të mbledhura nga grupi i hetimit, dyshohet se motiv i ngjarjes kanë qenë ngacmimet e autorit të shpallur tashmë në kërkim ndaj 17-vjeçares Briselda Gjikola.

 

Kjo e fundit prej disa javësh dilte me shtetasin Erjon Benga, I cili u plagos gjatë atentatit.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh