E premte, 18 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Kronikë

Vrasja në Kavajë, kush është viktima dhe polici i plagosur

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në kavajë ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40 në banesën e një gruaje, ku efektiv i policisë së burgjeve Bledar Toci është përplasur me armë me Dritan Haxhollin, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën.

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 Kavajë, ku viktima Haxholli ka shkuar në banesën e shtetases M. Q., ku brenda ndodhej edhe  Bledar Toçi, punonjës i Policisë së Burgjeve.

 

Haxhollin është konfliktuar me shtetasinToçin dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë, ndërkohë efektivi i policisë ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

Ndërkohë Bledar Toci ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku mëosohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video