E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vrasja makabre e 20-vjeçares në Greqi, arrestohet një person

Autoritetet greke kanë arrestuar një gjeorgjian në kufirin e Evros, i cili po hetohet nëse ka lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren britanike Caroline Anagnostopoulos. Grabitësit gjithashtu lidhën burrin e saj Charalambos Anagnostopoulos dhe e kërcënuan, duke i mbajtur armën në kokë vajzës së tyre, Lydia.

 

Sipas mediave fqinje, gjeorgjiani po tentonte të arratisej nga vendi me makinën e tij, por u ndalua nga policia. Pas verifikimit, u zbulua se ai kishte pasaportë të falsifikuar.

 

Reklamë

Pas analizës së ADN-së, u konstatua se ai kishte marrë pjesë edhe në një grabitje më 7 mars, në një shtëpi në Pikermi, ku autorët lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe ndihmësin e tyre shtëpiak.

 

Tashme, autoritetet po hetojnë nëse i arrestuari ka lidhje me krimin që tronditi Greqinë pak ditë më parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë