Subscribe

Ajet Zeqaj, ish-efektivi i policisë qe u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, është person pa precedentë kriminale ne vendin tone edhe pse dyshohet se është i implikuar ne trafikun e drogës. Një ditë pas krimit të rëndë, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, erdhi në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Sipas të gjitha të dhënave, atentatori priste i mbështetur në mur, siç edhe shefi i komisariatit nr 2 i tregon drejtorit te policisë. Prej disa minutash, ai priste përballë bilardos dhe ne momentin qe 35-vjeçari ka dalë sëbashku me kushëririn e tij, e ka ndjekur për disa metra dhe e ka ekzekutuar me pistoletë me silenciator. Nga këtu, vrasësi është kthyer mbrapsht dhe ka ikur nëpërmjet tunelit, i cili të nxjerr në zonën e ish-Bllokut. Sipas policisë, ekzekutori është profesionist, pasi zona është studiuar më parë. Edhe pse vendi ku ndodhi vrasja monitorohet nga 4 kamera biznesesh, ai ka qëndruar dhe më pas ekzekutuar Zeqajn përballë një dyqani ushqimesh, jashtë rrezes së kamerave të sigurisë.
Këtu për policinë, puna vështirësohet edhe pse hetuesit u kthyen sërish në vendngjarje. Deri më tani, ata kanë vetëm dëshminë e një punonjësi lokali pranë zonës, i cili ka parë një të ri, që është larguar me vrap për nga tuneli.
Sipas dëshmisë së tij, ai mbante një kapele sportive në kokë. Sipas policisë, Ajet Zeqaj ka qenë i ndarë nga bashkëshortja, ndërkohë që dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës në Tepelenë. Hetuesit dyshojnë se për këtë arsye, ai u largua në drejtim të Francës, për tu fshehur edhe pse nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur konflikte jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *