Zbardhen dy vrasjet mafioze që tronditën Durrësit. Policia ka arrestuar autorët e vrasjeve ne qytetin bregdetar, të vëllezërve Haxhia që u u ekzekutuan më 27 Prill dhe të 2 të rinjve, ngjarje e ndodhur më datë 2 mars.
Sipas burimeve, autorët janë Altin Ndoci 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për trafik droge dhe shtetasi me iniciale K. A. 22 vjeç, banues në Durrës.
Këta 2 persona ekzekutuan me armë zjarri vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, gjithashtu janë autor të vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia.
Nga provat e grumbulluara, dyshohet se ata ekzekutuan me breshëri kallashnikovi dy vëllezërit Haxhia në zonën e Shën Vlashit.
ARDI VELIU
DREJTOR I PERGJITHSHEM I POLICISE
Siç jeni në djeni, më datë 27.04.2020, në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër.Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.Si rezultat i punës profesionale të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, u bë i mundur grumbullimi i provave që çuan në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Sipas drejtuesit të policisë së shtetit, shkaku i atentateve është prishja e pazareve të drogës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak e 12 aparate celularë. Por policia dyshon se në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë edhe persona të tjerë të cilët po mbahen nën mbikqyrje.
Autorët dhe viktimat ishin emra të njohur për uniformat blu për shkak të lidhjeve me botën e krimit. Dorian Shkoza që u ekzekutua më datë 2 mars kaë qënë i dënuar me 8 vjet burg për drogë. Gjithashtu edhe Besmir Haxhia që u ekzekutua në 27 prill, rezulton i dënuar në Greqi dhe Francë për drogë.
Kanë qënë kamerat e sigurisë që kanë filmuar lëvizjet e makinës tip ‘Toyota’ të dy autorëve cka coi edhe ne zbulimin e tyre. Targat e makinës rezultuan të vjedhura nga një automjet tip ‘Skoda’.
Burime nga policia bëjnë me dije se fillimisht është arrestuar i riu me iniciale K.A. ku ka pranuar të bashkëpunojë me policinë dhe ka rrëfyer krimet. Ndërsa Altin Ndoci është kapur pasditen e te enjtes në Tiranë. Ai ka mohuar perfshirjen ne vrasje por provat, dëshmia e bashkëpunëtorit dhe gjurmat e gishtërinjve tregojnë kane vertetuar te kunderten.







