E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e Vajdin Lames dhe mikut të tij/ SPAK kërkon pushim akuze për Plarent Dervishin dhe Lul Berishën

SPAK kërkon pushim akuze për Plarent Dervishin dhe Lul Berishën të akuzuat për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lames dhe mikut të tij, Arsen Arsi.

 

Kjo pasi nuk janë provuar thëniet e dëshmitarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

 

Reklamë

Akuza e vrasjes së Klodian Saliut ndërkohë rëndon mbi ta.

 

Njëlloj, prokuroria kërkoi edhe heqjen e masës së sigurisë, arrest në burg, në mungesë, pasi të dy vijojnë të jenë në kërkim.

 

Dy biznesmenët u vranë në vitin 2005.

 

Tashmë për vrasjen e biznesmenëve, akuzohen Emilioano Shullazi, Viktor Ymeri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë