Ky është momenti kur 20-vjeçari me ngjyrë, Daunte Wriight, është qëlluar më armë zjarri nga një oficer policie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

“Mos, unë e qëllova atë” dëgjohet të thotë policja, Kim Potter, pas incidentit.

 

Shefi i policisë së qendrës Bruklin sqaroi se vrasja kishte ndodhur aksidentalisht, pasi oficerja nxori armën në vend të pistoletës me rrymë elektrike. Ngjarja ndodhi në periferi të qytetit Mineapolis ku autoritetet ndaluan 20-vjeçarin me ngjyrë për shkelje të rregullave të trafikut. Gjatë kontrolleve rezultoi se ai kishte një urdhër arresti, por kur oficerët u përpiqen ta prangosnin,Wrigt hyri përsëri në automjet dhe u mundua të largohej. Në këtë moment ai u qëllua nga oficerja, Potter.

 

Por edhe pas deklaratës zyrtare të policisë, qindra qytetarë u mblodhën për të dytën ditë radhazi para komisariatit në Bruklin për të protestuar.

 

Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën. Protestuesit u kundërpërgjigjën me sende të forta.

 

Dyqanet dhe bizneset pranë komisariatit u dëmtuan pasi shumë protestues hodhën gurë duke thyer xhamat.

 

Efekt

 

Presidenti Joe Biden, edhe pse e cilësoi vrasjen si tragjike ai dënoi trazirat të cilat sipas tij nuk mund të justifikohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *