Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i vrarë oficeri...

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin e ushtrisë...

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt

Macron mbështet armëpushimin Izrael-Liban

Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej”,...

Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një...

Braçe në Kuvend: Në protestë ka shumë qytetarë, ashtu...

Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e ushtrisë izraelite...

Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit

Hita për vrasjen e efektivit në Maliq: Arma kallashnikov...

Vrasja e të miturit në Shkodër, ekspertët: Në shoqëri është modeli i “të fortit”, të rinjtë po rriten në mjedis armiqësor

15 Tetor 18:20

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku një 15-vjeçar vrau një bashkëmoshatarin e tij me thikë.

Në studion e “Vizionit të Pasdites”, të ftuarit analizuan ngjarjen dhe vunë në dukje se krimet mes të miturve kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit.

“Ky është një zinxhir si fenomen. Është e pritshme që të kemi raste që nuk kanë munguar vit pas viti. Rinia e sotme po rritet në një mjedis shumë armiqësor me njëri-tjetrin. Edhe pranë linjes kombëtare të këshillimit të fëmijëve, në shumë telefonata vërejmë që ka një gjuhë urrejtjeje, që nuk është e përshtatshme për moshën e tyre. Kemi një mosrespektim nga ana e fëmijëve, adoleshentëve ndaj të rriturve, ndaj profesionistëve.

Fillon që nga bullizmi në shkollë, nga një ngacmim i vogël e deri në raste që shkojnë fatale. Ka shumë element që mund të ndikojnë. Mund të analizojmë familjen, komunitetin, shkollën. Mund të jetë varfëria në familje një element.

Kemi një numër të lartë nga viti në vit që i kategorizojmë si ofenduese, fyese, tallëse”, tha Klaudio Pulaha, punonjës social tek “Alo 116”.

Ndërkohë, psikologia Eksela Qirici tha se shoqëria është duke bërë diçka gabim në raport me mënyrën si po i rrit të rinjtë.

“Do doja ta shihja në këndvështrimin tjetër. Për aq kohë sa janë të mitur, duhet hedhur edhe dyshimi që ne sit ë rritur, ne si shoqëri po bëjmë diçka gabim në raport me mënyrën e edukimit. Në shumë nga veprat penale që bëhen nga të miturit, bashkëshoqërohen me një situatë që lidhen substancat narkotike. Për sa kohë ne si shoqëri u kemi shtuar të rinjve mundësinë që eksperimentojnë me substancat u kemi shtuar mundësinë që të përfshihen në krim.

Familja e sotme përbën më shumë mundësi që brenda psikologjisë së një të mituri të shtohen këto doza inati, urrejtjeje. Edhe sistemi arsimor i yni po krijon shumë vështirësi. Të gjitha këto krijojnë mundësinë që të miturit të bëhen të paedukatë, të mos respektojnë asnjë lloj norme”, tha ajo.

Nga ana tjetër, tha eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi se në shoqëri mbizotëron modeli i “të fortit”.

“Në shoqëri është modeli i të fortit. Edhe ne të rriturve na vënë në pozita pa shkak.është krijuar ideja e një shoqërie shumë offensive. Gjykoj që viktima që e ka marrë atë thikën, mund të jetë konfrontuar fizikisht më parë”, tha Rexhepi. /vizionplus.tv

 

Posted Under:
Aktualitet Anash Kronike Sociale
Tagged:
krim Shkoder Te Rinjte Vizioni i Pasdites vrasje

Nga e njëjta kategori

Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i vrarë oficeri Enea Mekolli? Softa përgjigjet në Quo Vadis

më shumë...

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin e ushtrisë libaneze

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e premte

më shumë...

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

9:28

Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i...

8:38

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin...

8:14

Parashikimi i motit për ditën e premte

7:39

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet...

7:25

Macron mbështet armëpushimin Izrael-Liban

6:33

Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek...

6:03

Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin...

5:54

Braçe në Kuvend: Në protestë ka shumë...

5:33

Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e...

5:19

Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit

4:45

Hita për vrasjen e efektivit në Maliq:...

4:26

Trump: SHBA do të largojë uraniumin e...

4:25

Debat në Parlament për “Zvërnecin”, Berisha: Rama...

4:17

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq,...

4:06

9 spektakle qiellore që do ju mahnitin...

3:30

I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe...

3:12

Mbrojtja e shëndetit të grave, kontrolle falas...

3:05

Mbeti i plagosur nga operacioni në Maliq,...

2:53

Gogu: Drejtësia po hyn në fazë të...

2:47

Protestë për “Zvërnecin” në Kosovë, tubimi përpara...

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • Vritet efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli humb jetën në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.