E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Vrasja e shqiptarit në Spanjë, ja çfarë zbuloi policia

Policia e Spanjës ka zbuluar prova të tjera në lidhje me vrasjen e shqiptarit Fatmir A. para një jave.

 

Nga informacionet e grumbulluara rezulton se një makinë e djegur nën urën Riera de Riudecanyes, T-310, dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes në lagjen “Carrilet Reus”.

 

Reklamë

Automjeti doli nga e njëjta lagje dhe ndoqi rrugën T-310 që lidh qytetin e Baix Camp me Riudoms, Montbrio, Mont-Roig dhe Pratdip.

 

Autorët i vendosën zjarrin automjetit dhe u larguan. Ndërsa brenda automjetit është gjetur gjithashtu një pistoletë me karikatoren brenda. Pistoleta është çuar për analizim në departamentin e balistikës për të kontrolluar nëse kalibri i armës përputhet me ato të plumbave të marrë në trupin e shqiptarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë