E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrasja e shqiptarit në Korfuz, Ministria e Jashtme kërkon zbardhjen e ngjarjes

Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtmë e Shqipërisë reagoi në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Korfuz ku humbi jetën një shtetas shqiptar.

 

Zëdhënësja e MEPJ Edlira Prendi, bëri me dije se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz.

 

Reklamë

MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle ndërsa përshëndeti kapjen e autorit nga policia greke.

 

Autoritetet shqiptare bëjnë thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbardhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Referuar mediave greke për ngjarjen e ndodhur në 25 nentor  dyshohet se Zifle ishte konfliktuar me fjalë një ditë para vrasjes në një lokal të fshatit me autorin për çështje të karakterit etnik.

 

Autor i ngjarjes rezultoi pikërisht 44-vjeçari nga Korfuzi, që rezulton anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi, madje dhe përfaqësues i kësaj partie në zgjedhje, pas konfliktit në lokal, autori është larguar dhe e ka pritur shqiptarin në një rrugë duke I bërë pritë e duke e vrarë, shqiptarin nga Berati që punonte në Kofuz.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë