E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ 31-vjeçari njihet sot me masën e sigurisë

I dyshuari për vrasjen e Shkëlzen Kastratit do njihet sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Fierit. Ai ka mbërritur në ambientet e Gjykatës në masa të forta sigurie.

 

Elmir Tufa, 31-vjeç u shpall në kërikm për ekzekutimin me breshëri të Shkëlzen Kastratit, paraditen e 1 shkurtit ne Sheq të Fierit. Viktima në momentin e atentatit po lëvizte me makinën e tij tip Benz, teksa u qëllua me breshëri plumbash nga një tjetër automjet në lëvizje.

 

Reklamë

Shkak për vrasjen dyshohet të ketë qenë hakmarrja pasi Shkëlzen Kastrati ishte një person me precedent penal.

 

Ndërkohë më herët është arrestuar edhe Albert Zaja i akuzuar për vrasjen, ndërsa vijojnë të jenë në kërkim Elson Xhecuka dhe Silvio Cara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë