Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda përfundoi të martën shqyrtimin e ankimit të 9 të pandehurve të dosjes “Lazarati 2”, të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

 

Trupa gjykues vendosi ta shtyjë seancën për në datën 20 nëntor ora 12:00 për shpalljen e vendimit përfundimtar.

 

Grupi “Lazarati 2” i përbërë nga 11 persona, më 14 maj ka apeluar vendimin e dënimit për akuzën e vrasjes së efektivit Ibrahim Basha në qershorin e 2015.

 

Gjykata e Krimeve të Rënda dha në mars dy burgime të përjetshme për dy kokat e grupit, Albion Aliko dhe Bajram Boçi ndërsa në total për të gjithë anëtarët e tjerë dha 150 vite burg.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *