E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e nënkomisarit Hoxha në Lezhë, Çuçi mbledh drejtorët vendorë të Policisë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka mbeldhur mëngjesin e kësaj të enjteje drejtorët vendorë të Policisë.

 

Kjo mbledhjen vjen pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha dy ditë më parë në Ishull Lezhë nga një 21-vjeçar gjatë një operacioni antidrogë.

 

Reklamë

Pas përfundimit të takimit, do të vendoset ylli në memorialin e 224 dëshmorëve policë të rënë në krye të detyrës në Shqipëri.

 

Hoxha, u shpall dje “Dëshmor i Atdheut”. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se familjarët do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti, ndërkohë që dy djemtë e tij do të marrin një pagë prej 170% të asaj që ka pasur nënkomisari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë