Subscribe

Martina Pajollari në seancën e sotme është njohur me masën e sigurisë arrest me burg para tigave të zeza ka mohuar gjithcka lidhur me vrasjen e Martin Çeços. Burime të siguruara thanë se Martina Pajollari është shprehur ne seancë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen madje ka shkuar më tej kur tha se gjithcka ka thënë para grupit të hetimit e ka bërë nën presionin e Policisë.

 

Pajollari u arrestua disa ditë më parë nga policia, pasi u siguruan prova të mjaftueshme që vërtetojnë se kjo shtetase ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës, kanë vrarë Çeçon në muajin qershor të këtij viti.

 

Pas njohjes së masës së sigurisë ”Arrest me burg” për Martina Pajollarin dhënë sot nga Gjykata e Korçës ka ardhur edhe reagimi i avokatit të kushurinjëve Mollaj i cili ka kërkuar pranë Gjyjatës sigurimin e dëshmisë së 18 vjeccares Martina Pajollari pasi sipas avokatit, 18 vjeccarja nga fshati Marjan ka dëshmi kontradiktore që përplasen me njëra-tjetrën.

 

Dëshmi të cilat gjithnjë sipas avokatit mund të kenë ardhur edhe nga faktorë të ndryshëm. Duke lënë për të kuptuar se dëshmitë që përplasen me njëra tjetrën nuk e ndihmojnë hetimin e ccështjes ndaj dhe për këtë avokati i kushërinjve Mollaj ka kërkuar sigurimin e dëshmisë së vajzës e cila për Policinë akuzohet për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bshkëpunim, si e implikuar në ngjarje.

 

Martina Pajollari dyshohet se ka qenë vajza e lidhur me viktimën por edhe në një lidhje të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori i vrasjes. Tre autorët në bashkëpunim me njëri tjetrin e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, trup i cili u gjet nga banorët e zonës disa ditë pasi familja e viktimës e denoncoi të humbur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *