E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës 9-vjeçare, nesër caktohet masa e sigurisë për autorin e dyshuar

Ditën e nesërme (E premte 22 nëntor) në orën 09:30 të mëngjesit është cakktuar seanca gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.

Ngjarja ndodhi ditën e hënë në afërsi të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, ku pas një sherri mes adoleshentësh, mbeti i vrarë Martin cani.

Reklamë

Si autor i dyshuar i ngjarjes u arrestua Mario Perlleshaj, i cili disa orë pas ngjarjes publiko në rrjetet sociale foto i gjakosur dhe me thikë në dorë.

14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë