Subscribe

Të shtënat me armë zjarri që terrorizuan një ditë më parë qytetin e Rrëshenit nuk kanë ende një autor. Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona, të cilët besohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen apo mund të ndihmojnë në zbardhjen e saj. Megjithatë, dëshmitë e marra nuk i kanë shërbyer qëllimit të hetuesve.

 

Mes dëshmive të siguruara, qëndrojnë edhe ato të fisit Reçi, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me atentatin për shkak të konflikteve të vazhdueshme me fisin Bardhi. Ndonëse janë marrë në pyetje mbi vrasjen e Martin Bardhit dhe plagosjen e tre të tjerëve, anëtarët e fisit Reçi janë lënë të lirë, pasi uniformat blu nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë fakt që i implikon me ngjarjen e rëndë.

 

Martin Bardhi u ekzekutua në mënyrë mafioze me rreth 30 plumba që autorët zbrazën mbi të. Atentati ndaj tij dyshohet të ketë shkaktuar ‘dëme anësore’, referuar tre të plagosurve që ndodheshin në tavolinë me viktimën. Të plagosurit, Olti Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi, po marrin ndihmë mjekësore.

 

Policia mësohet se ka sekuestruar kamerat përreth zonës ku ndodhi ngjarja, por ende nuk ka asnjë provë që e çon drejt atentatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *