Pas dy orësh, përfundon takimi i Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu me zyrtarë të Policisë së Shkodrës. Kjo mbledhje vjen dy ditë pas vrasjes së Bardhok Pllanaj, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kumbari” i Shkodrës.

Mësohet se Veliu ka kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje dhe ekzaminimin e provave të sekuestruara.

Larja e hesapeve mes grupeve kriminale, është pista kryesore ku policia e Shkodrës po heton për ekzekutimin e Bardhok Planajt.

Brenda makinës së autorët janë gjetur dy armë zjarri automatike model 56, katër karikatorë si dhe 18 gëzhoja.

Armët automatike dyshohet se u përdorën nga autorët gjatë atentatit, ndërsa pritet t’i nënshtrohet ekspertizës në laboratorin e Policisë Shkencore, me shpresën e gjetjes së ndonjë prove që mund të çojnë në identifikimin e ekzekutorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *