E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e komisarit Artan Cuku/ Familjarët duan 1 milionë euro dëmshpërblim

Familjarët e komisarit të vrarë Artan Cuku kanë kërkuar dëmshpërblim nga shteti ne shumen e 1 milionë eurove, për humbjen e të afërmit të tyre.

Kërkesa, sipas Vizion Plus, është depozituar në gjykatën administrative.

Komisari cuku u vra në prill të 2017 në momentin që ishte duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë.

Ai u qellua nga Mikel Shallari i cili është dënuar me 10 vite burg pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, duke treguar porositësit e vrasjes.

Reklamë

Ndërkohë Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci janë dy të dyshuarit kryesor që kanë urdhëruar vrasjen e komisarit.

Ata janë arrestuar në Greqi, por shteti fqinj nuk i ekstradoi me argumentin se atyre u rrezikohet jeta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë