Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ndryshoi masën e sigurisë me burg për Mikel Shallarin, 24 vjecarin e dyshuar si vrasësin e ish-komisarit të policisë Artan Cuku.

 

Mbrojtja kishte kërkuar zëvendësim të masës, por gjykata e la sërish në burg të riun.

 

Avokati i tij, Vladimir Cjapi tha se Shallarit i rrezikohet jeta ndaj është kërkuar që seanca të zhvillohet pa praninë e mediave dhe të publikut, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata edhe për ruajtje të sekretit hetimor.

 

Sipas prokurorisë, 24 vjecari është ekzekutori i ish komisarit të policisë, pasi gjurmët gjenetike të gjetura në rrobat e hedhura prej tij vërtetojnë se personi i cili largohet nga skena e krimit është ai.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi prillin e këtij viti kur ish-kryepolici i Vlorës u vra në hyrje të pallatit ku banonte në Rrugën e Kosovarëve në kryeqytet.

 

I riu nga Kuçova u arrestua gati 1 muaj më vonë pas mbërritjes së profilit gjenetik nga Zvicra, qe u be i mundur fale rrobave te tij te hedhura ne një kazan mbeturinash.

 

Pas gjetjes së tyre kjo dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë autoritetet zvicerane arritën të nxirrnin prej veshjeve profilin e ADN.

 

Mikel Shallari e pranoi vrasjen pas arrestimit, krim per te cilin ishte kontaktuar si vrasës me pagesë nga persona ende të panjohur për policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *