Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi deklaroi këtë të enjte në Kuvend se dy efektivët e “Shqiponjas” që ishin në shërbim kur ndodhi vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha kanë qenë të droguar.

Ai ka vlerësuar edhe vendimin e Sandër Lleshajt për të dhënë dorëheqjen nga detyra e ministrit të Brendshëm. Mirëpo, shtoi se Leshaj nuk pranoi kërkesën e tij për interepelancë, duke shkelur sipas tij rregulloren e Kuvendit.

“Në këto kushte ju keni një juntë ushtarake me 13 gjeneralë. E përshëndes gjeneralin për dorëheqjen. Familja Rasha u tregua dibranë të vërtetë që si pranuan lekët. Kanë qenë të droguar të gjithë atë natë, të gjithë skuadra. Ju jeni të gjithë vrasës me ndonjë përjashtim të vogël”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *