E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrasja e Klodian Rashës/ Ambasadori Soreca: Dhuna të ndalohet, drejtësia të vihet në vend

Pas kryediplomates amerikane Yuri Kim, edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ka reaguar lidhur me vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv police.

 

Në mesazhin e tij, Soreca shprehet se mendimet shkojnë për familjen e të riut dhe se dhuna nuk është zgjidhje.

 

“Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë