Subscribe

Një ditë pasi shërbimi sekret amerikan arriti në konkluzionin se princi i kurorës Mohammed Bin Salman inicioni vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Khashoggi Departamenti i Shtetit thotë se ende nuk ka një qëndrim për ngjarjen. Ky qëndrim do te behet publik pas ditës se marte kur presidenti Donald Trump te marre ne duar dosjen.

 

Arabia Saudite nuk ka reaguar ende për konkluzionet e CIA-s të publikuara nga “Washington Post” bazuar në disa burime ndonëse më herët e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e princit .

 

“Shumë pyetje mbeten pa përgjigje”, thuhet në një deklaratën e Departamentit të Shtetit. Megjithatë presidenti amerikan Donald Trump, do të marrë të martën një raport në të cilin përshkruhet vdekja e Khashoggi e ku do të jetë edhe emri i vrasësit.

 

Xhamal Khashoggi, kritik i princit Saudit Mohammd Bin Salman, u vra në fillim të tetorit në konsullatën e Arabisë Saudite, kur shkoi të merrte disa dokumente që i duheshin për martesën me një shtetase turke.

 

Prokuroria e Arabisë Saudite ndërkohë ka kërkuar për pesë të akuzuarit për vrasjen e Khashogit, dënim me vdekje, ndërsa Uashingtoni planifikon sanksione te tjera ndaj 17 personave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *