Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

“Nuk jam ‘Godfather-i’ i Shqipërisë”, Rama për FT: Investimi...

Sulm brutal në tren në Sidnei, u kërkoi të...

“Mos lejoni që halli juaj të përdoret kundër Shqipërisë”,...

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn policia

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë veprimi në...

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme janë hedhur

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani?...

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Të shtëna me armë zjarri në Montreal, vriten një...

Irani nis shitjen e naftës, kushti i SHBA: Ndalohet...

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Lamallari: Akt kriminal që meriton ndëshkimin më të ashpër me të gjithë forcën e ligjit

6 Tetor 18:17

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka dënuar ashpër aktin e rëndë të ditës së sotme, atë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Lartë.

Me anë të një reagimi në Facebook, Lamallari shkruan se vrasja e gjyqtarit Kalaja në krye të detyrës është një akt kriminal që meriton ndëshkimin më të ashpër me të gjithë forcën e ligjit.

Reagim i ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari

Sulmi vdekjeprurës me armë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja është sulm ndaj çdo shërbyesi të së drejtës, institucioneve dhe shoqërisë shqiptare.

Ky akt i rëndë kriminal duhet dënuar me të gjithë forcën e ligjit dhe siguria e jetës dhe integritetit fizik të njerëzve të drejtësisë është një vijë e kuqe që askush nuk duhet ta kalojë e që shteti do ta mbrojë me vendosmëri e me çdo çmim.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja në krye të detyrës është një akt kriminal që meriton ndëshkimin më të ashpër me të gjithë forcën e ligjit. Ne nuk do të lejojmë që sulme si ky dhe i asnjë forme tjetër të cënojnë besimin e publikut te drejtësia e as të errësojnë përpjekjet tona të vijueshme për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Paralelisht me nevojën e rishikimit e sistemit të sigurisë së brendshme nëpër gjykata, pashmangshmërisht duhet të ashpërsojmë dënimin për armëmbajtjen pa leje në Kodin e ri Penal, për të cilin tashmë kemi nisur konsultimin publik. Armëmbajtja pa leje si vepër penale nuk do të trajtohet më siç është trajtuar deri më sot.

Siguria e njerëzve të drejtësisë është një vijë e kuqe që askush nuk duhet ta kalojë. Asnjë akt kriminal si ky i sotmi nuk do të mundet kurrë të frikësojë drejtësinë e as misionin e magjistratëve.  Ministria e Drejtësisë qëndron në krah të institucioneve të drejtësisë.

Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, për të afërmit, kolegët e tij dhe për të gjithë trupën gjyqësore. I uroj shërim të shpejtë dy personave të tjerë të mbetur të plagosur nga ky akt kriminal.  U prehsh në paqe i nderuar gjyqtar Kalaja!

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
astrit kalaja Gjyqtari Lamallari Vizion Plus Vrasja

Nga e njëjta kategori

Sulm brutal në tren në Sidnei, u kërkoi të ulnin zërin e muzikës, të rinjtë rrahin pasagjerin (VIDEO)

më shumë...

Ndryshime në kupolën vendore të Policisë, emërohen drejtuesit e rinj në disa qarqe

më shumë...

Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët testohen sot në lëndën me zgjedhje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:03

“Nuk jam ‘Godfather-i’ i Shqipërisë”, Rama për...

9:54

Sulm brutal në tren në Sidnei, u...

9:32

“Jetoj dhe punoj në Mal të Zi,...

9:27

Ndryshime në kupolën vendore të Policisë, emërohen...

9:27

Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i...

8:45

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët...

8:41

“Mos lejoni që halli juaj të përdoret...

8:18

“Një surprizë mund të ndryshojë humorin”, parashikimi...

11:35

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn...

11:29

“Janë takuar…”/ Soni Malaj flet për herë...

11:01

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë...

11:01

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme...

10:26

“S’të kam thënë të dua”, Indri përballet...

10:07

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka...

9:54

“Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë...

9:42

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët...

9:40

Punët në fermë “përplasin” ish-fermerët/ Debat i...

9:31

Zhaku bën veprimin e papritur, çfarë ndodhi...

9:05

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër...

8:56

Të shtëna me armë zjarri në Montreal,...

Më të klikuarat

  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Denis Çumani Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • Sezoni i Gaforres sjell fat dhe mundësi, këto 5 shenja Horos...
  • “Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë me ish-fermerët:...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.