Vrasja e biznesmenit 30-vjeçar të shtunën në shkodër ka sjellë dhe reagimin e vëllait të Fatbardh Licit i cili pretendon se policia e shtetit ka mbërritur menjëherë në familjen e tyre dhe ka marrë djalin e tij 15-vjeç.

 

Pëmes një deklarate për mediat Mustafa Lici hedh akuza të rënda kundër qeverisë, se pas vrasjes së vëllait të tij pak ditë më parë, policia po i mban të ngujuar dhe po ushtron presion.

 

“Shteti po bashkëpunon me bandat kriminale. Pas vrasjes se Ferracakut kane ardh kan marre ne banese djalin 15 vjeç te ngujuar. Jemi ne trysni nga bandat qe kane bere para me leket e krimit. Ne kemi 3 jave te ngujuar jo nga bandat po nga shteti. Per cdo vrasje po manipulohen provat. Sa ndodh ngjarje ne Shkodër kapen personat e kesaj familje. Do i drejtohemi Strasburgut. Nuk ka trembin as shteti as bandat. Qëndrojmë te ngujuar se e kemi kuptuar se ky shtet po lufton ndaj nesh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *