E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja e Eglantina Buçit, babai dhe vëllai dënohen me 50 vite burg

Gjykata dënoi sot me 50 vjet burg në total Faik dhe Shkëlzen Bucin, babë e bir. Ata u akuzuan nga prokuroria se në bashkëpunim me njëri tjetrin, se vranë vajzën e shtëpisë, pas konflikteve familjare.

 

Ata do të vuajnë secili nga 25 vjet heqje lirie, me akuzat e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.

 

Pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës në malin me gropa, hetuesit arritën të zbardhnin krimin e rëndë, falë dëshmisë së dhënë nga një i afërm i familjes Buci.

 

Ai tregoi se në shtator 2012, kishte qenë në makinën e Shkëlzenit, shokut të tij, kur ai kishte marrë të motrën e më pas e qëlloi atë në një zonë të thellë. Akuza provoi se urdhri për vrasjen erdhi nga vetë babai i vajzës Faiku.

 

Shkak për krimin e rëndë u bënë grindjet e vazhdueshme, që vajza kishte me të atin dhe vëllain, për mënyrën e jetesës.

 

Vendimi gjykatës së Shkallës së Parë, pritet të apelohet nga të pandehurit, pasi asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar akuzën.

Më shumë video