Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të oficerit të policisë që u vra këtë të martë gjatë një operacioni antidrogë në Ishull-Lezhë.

 

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social “Twitter”, diplomatja amerikane shkruan: “Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policia përballet me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të nxirren para drejtësisë.”

 

Aldi Rama tentoi të largohet pasi qëlloi për vdekje oficerin e krimeve gjatë një operacioni antikanabis në lagunën e Kune-Vainit. Mirëpo ai nuk ka mundur të shkojë larg pasi është identifikuar nga helikopteri që nisi të patrullojë afër zonës së krimit. Madje autori i dyshuar i krimit të rëndë ka qëlluar ndaj helikopterit të Policisë së Shtetit.Kjo e ka bërë më të lehte lokalizimin e Ramës nga forcat e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *