E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrasja e Edmond Papës, prokuroria përfundon hetimet, çon për gjykim dosjen për dy të akuzuarit

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen penale ndaj Andrea Bodes dhe Albano Velos, të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës në Tiranë.

Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj i njohur si Sanço, gjatë një atentati me minë të telekomanduar.

Prokuroria ndërkohë ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë