Të tjera detaje bëhen publike nga mediat greke lidhur me historinë tronditëse, ku një shqiptar akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij nga Ukraina dhe partnerit të saj, pasi nuk pranoi të divorcohen.

Raportohet se hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë janë duke vijuar dhe po punohet për kapjen e autorit. Ekzekutimi i dyfishtë u krye brenda shtëpisë së saj të pushimeve. Ngjarja u raportua nga fqinja e viktimës.

Ajo njoftoi policinë dhe me të vajtur në vendngjarje, policia trokiti disa herë në mënyrë që dikush t’i hapte derën, por pa sukses. Pasi ata hapën me forcë derën panë të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak çiftin.

Hetimet zbulojnë se shqiptari ka hyrë fshehurazi në shtëpinë e ish-partneres së tij dhe i ka qëlluar me një hanxhar. Menjëherë pas krimit, ai mbylli dyert dhe u largua me automjetin e  viktimës, të cilin e braktisi dhe i vuri flakën, rreth 500 metra larg shtëpisë së saj.

45-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim për një seri veprash penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *