E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja e dyfishtë në Devoll/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, gratë ishin vrarë dy ditë më parë

Zbardhet dinamika e krimit ne fshatin Progër,ku u masakruan gjatë grabitjes dy gra të moshuara.

 

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autori Ali Zili,i ndaluar të shtunë nga policia,e ka kryer vrasjen dy ditë para se të zbuloheshin trupat e viktimave nga fqinjët e tyre. Natën e vrasjes Ali Zili,pas krimit ështe larguar nga fshati me një taksi në drejtim të qytetit të Korçës,duke i thënë taksistit që i ishte rrëzuar nëna.

 

Reklamë

Rrobat e gjakosura nga përleshja me dy viktimat Zili ja ka dhënë një endacaku në qytetin e Korçës. 36 vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e krimit,duke u larguar për dy ditë nga fshati. Të njëjtat burime pohojnë qe autori i krimit ka pasur hematoma në duar,çfarë tregon që i ka goditur edhe me grushta viktimat. Ndërkohë,në duart e njërës prej viktimave janë gjetur tufa flokesh të autorit të krimit.

 

Arrestimi i Ali Zilit u bë në shtëpunë e tij,në të cilën sipas vëllait të autorit,ishte kthyer rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës.
Për policinë lokale motivi i ngjarjes mbetet grabitja.

Më shumë video

Reklamë