E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani, i vëllai dorëzohet në polici pasi dyshohet se qëlloi familjarët e vrasësit

Berat Nimani, vëllai i boksierit shqiptar Besar Nimani, është vetëdorëzuar në policinë gjermane pas një incidenti të rëndë që ndodhi para Gjykatës së Qarkut Bielefeld në fund të shkurtit 2025. Ai është i dyshuar për përfshirje në një sulm me armë ndaj familjarëve të vrasësit të vëllait të tij, Besar Nimanit, i cili u qëllua për vdekje në vitin 2024.

Incidenti ka shkaktuar tronditje, pasi në sulm u plagosën babai dhe vëllai i vrasësit të Besar Nimanit, të cilët ndodheshin pranë gjykatës në momentin e ngjarjes. Autoritetet gjermane dyshojnë se sulmi është një hakmarrje nga ana e Berat Nimanit për vrasjen e vëllait të tij, dhe ai është shpallur person në kërkim pas ngjarjes.

Reklamë

Berat Nimani e ka mohuar çdo akuzë dhe avokati i tij ka deklaruar se ai do të bashkëpunojë me hetimet. Sipas avokatit, ai planifikon të dorëzohet në polici për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve dhe për të mbrojtur pafajësinë e tij.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë