E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja e biznesmenit Hoxha, arrestohet edhe vëllai i autorit, dyshohet se bashkëpunoi në krim

Lidhur me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, përveç autorit Fredi Rrushi, policia njofton se ka vënë në pranga edhe vëllanë e tij, Pajtim Rrushi, 42 vjeç. Ai akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“,  i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

 

Rrushi u zbulua nga policia të ishte personi i fundit që kishte shoqëruar biznesmenin nga Kamza, ndërsa gjatë gjurmimit policia zbuloi se ai ishte pronar i një parcele me kanabis në Dajt, si dhe ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

 

Reklamë

Hoxha u gjet i vrarë këtë të shtunë në zonën e Qafë Mollës pas malit të Dajtit. Ai ishte zhdukuar pa lënë gjurmë që prej datës 20 tetor, kur edhe familjarët e tij bënë kallëzimin pranë komisariatit numer 5 në kryeqytet.

 

Më shumë video

Reklamë